top of page

Faqe interneti dhe bibliotekë digjitale për Bibliotekën Qemal Baholli, Elbasan

Ky projekt synon të krijojë një platformë të avancuar digjitale për të përfshirë një gamë sa më të zgjeruar të burimeve dhe materialeve letrare dhe kulturore të bibliotekës.

Projekti i digitalizimit të Bibliotekës Publike "Qemal Baholli" në Elbasan, nisur nga Alternativa Shqiptaro-Kanadeze për Zhvillim, është një përpjekje për të rritur prezencën digjitale të qytetit të Elbasanit. Ky projekt synon të krijojë një platformë të avancuar digjitale për të përfshirë një gamë sa më të zgjeruar të burimeve dhe materialeve letrare dhe kulturore të bibliotekës. Në fokus të projektit është digjitalizimi i materialeve të veçanta nga fondi i bibliotekës, duke përfshirë edhe digitalizimin e fondit të Albanologjisë, për ti bërë këto burime të lehtësisht të aksesueshme në internet.

Nëpërmjet kësaj nisme, projekti synon të krijojë një burim të pasur të dijes dhe kulturës për lexuesin vendas dhe për shqiptarët e diasporës. Nëpërmjet përdoirmit të teknologjisë, projekti nxit qasjen e shqiptarëve të diasporës në këto burime, duke u mundësuar atyre të lexojnë dhe të eksplorojnë këtë pasuri intelektuale nga kudo ndodhen.

Në këtë kontekst, projekti është një përpjekje për të përforcuar lidhjet kulturore dhe historike me diasporën shqiptare, duke iu dhënë mundësinë të mbështesin dhe të kontribuojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare. Kjo nismë gjithashtu kontribuon në përmirësimin e prezencës digjitale të Elbasanit në skenën ndërkombëtare, duke shpalosur pasurinë e kulturës dhe historisë shqiptare në një audiencë më të gjerë. Duke punuar së bashku me organizatën tonë, stafi i bibliotekës po adreson sfidat që dalin gjatë aplikimit të teknologjisë për tu siguruar që ky projekt të sjellë një impakt pozitiv në dijen dhe kulturën në nivel lokal dhe global. Projekti i digitalizimit të Bibliotekës Publike "Qemal Baholli" është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të aksesueshmërisë digjitale dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore për brezat e ardhshëm.


Power in Numbers

46

Libra online

13

Gazeta dhe revista online

312

Materiale online

Project Gallery

bottom of page