top of page

"Apostulli" - një mbrëmje me Ilir Ikonomin në Toronto

Të shtunën, më 8 qershor, patëm kënaqësinë të kishim mes nesh në Toronto gazetarin dhe studiuesin e njohur Ilir Ikonomi. Takimi i organizuar nga ACDA me mbështetjen e Albanian Canadian Civic League, u zhvillua në ambjentet e këndshme të Arts and Letters Club of Toronto, me pjesëmarrjen e një numri të madh lexuesish të interesuar.

Pas prezantimit nga z. Nador Bakalli, dhe një fjale përshëndetëse nga z. Ilir Ikonomi , të pranishmit ndoqën një film të shkurtër dokumentar mbështetur mbi librin Fan Noli - Apostulli i cili i dha mundësinë publikut të njihej me përmbajtjen e librit dhe të orientonte bashkëbisedimin që vijoi.

Pyetje interesante nga salla dhe përgjigje me fakte të reja, të panjohura më parë, mbi jetën e njërit prej njerëzve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë së shekullit të 20-të.

Një punë madhore dhe studim rigoroz nga autori, i cili i fokusuar në nxjerrjen në pah të fakteve historike, datave, ngjarjeve, përmes shfletimit të qindra dokumenteve, gazetave të kohës dhe vizitave të panumërta në arkivat e disa shteteve, ka arritur të sjellë për lexuesin një përshkrim të mrekullueshëm të personalitetit të Nolit, i cili me të gjithë virtytet dhe të metat, mbetet një nga figurat më komplekse, intriguese dhe të rëndësishme të Shqipërisë së shekullit të 20-të.

Një falenderim për të rinjtë e albanianyouth për ndihmën në menaxhimin e eventit, PASQYRA SHQIPTARE TV për regjistrimin e eventit dhe për të gjithë të pranishmit që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Shpresojmë të keni kaluar një mbrëmje të këndshme dhe ju mirëpresim në takime dhe evente të tjera më tej.




8 views0 comments

Comments


bottom of page